SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon, kërkon 4 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë Durrës
SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon, ish kryebashkiakun e Durrësit i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në 2 raste.
Prokurori i SPAK Sotir Kllapi kërkoi dënimin me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor Dakos do ti ulet 1/3 e dënimit duke zbritur në 2.8 vite.
Aktualisht ish-zyrtari i lartë që është nën masën e arrestit në shtëpi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me zbardhen e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 si dhe për shpërdorim detyre për tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare me vlerë rreth 200 mijë euro.
Dako u vu në pranga në qershor të vitit 2023 por më pas, pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti për shkak të kalimit të afateve.
Fatmir Ejupi ish topograf - falsifikim dokumentash - 3 vite - gjykim i shkurtuar - 2 vite
Ndërtuesi Fiqiri Farruku - falsifikim dokumentash - 3 vite - gjykim i shkurtuar 2 vite burg - pezullohet burgu - vendoset 4 vite shërbim prove
Adrian Bullu - falsifikim dokumentash- 3 vite - gjykim i shkurturar- 2 vite - pezullohet burgu - vendoset në shërbim prove
