COP29 – Aliyev: Megaprojektet azere kanë ndryshuar hartat e energjisë dhe transportit të Euroazisë

Azerbajxhani është një vend ku takohen Lindja dhe Perëndimi, Veriu dhe Jugu dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjeografinë, deklaroi sot presidenti azer, Ilham Aliyev, teksa iu drejtua ceremonisë së hapjes së Samitit të Liderëve Botërorë të Veprimit Klimatik në COP29.

”Ne mund të ndërtojmë ura politike, kulturore, energjetike, tregtare dhe transporti midis aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë”, shtoi ai.

”Megaprojektet e iniciuara nga Azerbajxhani kanë ndryshuar tashmë hartat e energjisë dhe transportit të Euroazisë dhe kanë çuar në krijimin e formateve të frytshme të bashkëpunimit shumëkombësh”, shtoi kreu i shtetit azer.

”Si president i radhës i COP29-s, Azerbajxhani do të bëjë çmos për të gjetur mirëkuptim të përbashkët midis vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara, midis Jugut Global dhe Veriut Global”, theksoi Aliyev.

Kreu i shtetit vuri në dukje se me vendim unanim të 120 vendeve, Azerbajxhani kryesoi me sukses Lëvizjen e të Paangazhuarve, institucionin e dytë më të madh ndërkombëtar të OKB-së.