Ukraina evakuon fshatrat në Kharkiv pas avancimit të trupave ruse
Është urdhëruar një evakuim i detyruar për 10 fshatra të tjerë në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, për shkak të avancimit të trupave ruse, njoftoi sot guvernatori, Oleh Syniehubov.
Guvernatori shpjegoi se Rusia po bombardon vazhdimisht vendbanimet civile në zonat e prekura rreth fshatit Borova, në bregun lindor të lumit Oskil.
Urdhra të ngjashëm u dhanë më parë për fshatrat në zonën metropolitane më veriore të Kupiansk.
“Që nga 10 shtatori, rreth 6 500 njerëz janë evakuuar, duke përfshirë rreth 500 të mitur”, sipas guvernatorit.
Zona u çlirua në vjeshtën e vitit 2022 si pjesë e një kundërofensive ukrainase pas rreth pesë muajshpushtimi.
Gjatë javëve të fundit, trupat ukrainase janë vënë nën presion në rritje për shkak të një ofensive të intensifikuar ruse me bomba rrëshqitëse në rajon.
Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se dy vjet e gjysmë.

