FOTO+EMRI/ Mashtronte dhe vidhte të moshuarit në Greqi, arrestohet 50-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 12:26
Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje. Arrestimi i tij u bë më 1 nëntor, teksa ditën e sotme, ELAS ka publikuar foto të 50-vjeçarit.
Bëhet fjalë për për Lulzim Bullarin, ndaj të cilit rëndon akuza e e vjedhjes dhe mashtrimit kompjuterik.
50-vjeçari u arrestua nga efektivët e ekipit të DIAS-it dhe nga hetimet rezultoi se gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, ai u afrohej të moshuarve u prezantohej si punëtor.
Më pas i shkonte në shtëpi dhe i vidhte. Në total ai akuzohet për të paktën katër vjedhje.

Lulzim Bullari

