Zjarri në magazinën në Shkodër, dërgohet në urgjencë zjarrfikësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 12:13
Një efektiv zjarrfikës për shkak të nevojës për oksigjen është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Efektivi zjarrfikës u transportua nga një ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Zjarri ra rreth orës 10:20, në lagjen "Daniel Matlia", në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

