Majko ironizon demokratët dhe i “këshillon”: Mos shkoni me lebër në stadium, edhe unë e shaja arbitrin nga nena

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka ironizuar ligjvënësit demokratë në Kuvend për mosbindjen civile të opozitës gjatë seancës plenare.

“Nëse kjo është mosbindje civile edhe unë po them që Ulsi Manja i cili është ministër i drejtësisë është ministër i qeverisë teknike”, ironizoi Majko.

Teksa i “këshilloi”: “Mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna.”

“Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative.

Në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit. Sot që flasim Salianji është në burg, nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Nëse kjo është mosbindje civile edhe unë po them që Ulsi Manja i cili është ministër i drejtësisë është ministër i qeverisë teknike.

Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna”, tha Majko.