Plasin “dhuratat” në Kuvend/ Sula i jep Manjës veshjen me mbishkrimin “Stop dënimit politik”

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka vendosur që t’i dhurojë veshjen e tij me mbishkrimin “Stop dënimit politik” ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sula e kishte veshur mbishkrimin sot në Kuvend si një shenjë protesta kundër dënimeve që kuvendi që dha kundrejt deputetëve të opozitës.

“Dhurata” e Sulës për ministrin Manja ka shkaktuar edhe të qeshura mes kabinetit qeverisës në sallë.