Synohet rritja e pagave në sektorin publik/ Opozita bllokon Kuvendin në Kosovë, vendos të mos e votojnë buxhetin: Varfërim i ekonomisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 19:52
Të hënën e javës së ardhshme do të mbahet seanca për shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Megjithatë, opozita deklaroi se nuk ta votojë buxhetin e hartuar nga qeveria aktuale. Arsyet për mosvotim, opozita tha se kanë të bëjnë me dilemat ligjore dhe varfërimin që i bën ekonomisë.
Përkundër kësaj, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është e bindur që e ka shumicën e thjeshtë që i duhet për ta kaluar Buxhetin për vitin 2025.
Me projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm synohet rritja e pagave në sektorin publik.