E RËNDË/ Një 14-vjeçare dyshohet se është dro*guar dhe abu*zuar në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 22:47
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytetin e Kosovës.
Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.
Fillimisht siç raporton Sinjali, ata e kishin detyruar viktimën të konsumonte substanca narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Lidhur me rastin është informuar edhe policia.
Më tej, siç raportohet, e mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

