PDK dhe LDK: Koka e korrupsionit Albin Kurti, abuzimet me tenderat mi 106 milionë euro

Koka e korrupsionit për opozitën e Kosovës cilësohet Kryeministri Albin Kurti.

Zyrtarë të PDK dhe LDK shprehen se gjatë qeverisjes së tij, abuzimet me tenderat kanë kaluar shifrën e 106 milionë eurove.

Madje akuzojnë kreun e qeverisë së Kosovës se nuk ka shkarkuar ministrat e korruptuar.

Për këto çështje, ligjvënësit e parlamentit kanë kërkuar dhe seanca të jashtëzakonshme.

Me thirrjet që qytetarët e Kosovës të ushtrojnë vullnetin politik në zgjedhjet e ardhshme, deputetët e opozitës u shprehën se kjo gjendje në të cilën ndodhen vendi duhet të marrë fund.