VIDEO/ Në SPAK edhe deputeti i PD-së, Asllan Dogjani thirret për pasurinë

Paraqitet në SPAK deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i marrë nën hetim nga SPAK-u në korrik të këtij viti.

Ndërsa nuk ka dhënë asnjë sqarim për gazetarët këtë të hënë, kujtojmë se pak muaj më parë, konkretisht më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi në atë kohë se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat.

VIDEO/ Në SPAK edhe deputeti i PD-së, Asllan Dogjani thirret për