VIDEO/ SPAK s’i ndahet “21 janarit”, thërritet Arben Çuko! Ish-deputeti: Janë vrarë 4 veta dhe s’mund të lihet kaq kollaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 11:00
Ish-deputeti socialist Arben Çuko është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së dhunshme para Kryeministrisë të organizuar nga PS-ja në atë kohë në opozitë, që përfundoi me vrasjen e 4 protestuesve në bulevard.
Në përfundim të seancës, Çuko sqaroi se ai ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
“Janë vrarë 4 veta dhe nuk mund të lihet kaq kollaj kjo ngjarje”, tha shkurtimisht Çuko për mediat.
