Jakaj: Denoncojmë formularin për votën e shqiptarëve të diasporës
Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj u shpreh sot në një deklaratë për mediet se Qeveria ka shpërndarën në administratë një formular për të deklaruar njerëzit e tyre që jetojnë në Diasporë me adresë, emër, mbiemër, numër telefoni, njësi vendore dhe kod postar, që të votojnë për Rilindjen.
“Kjo është në kundërshtim të plotë me statusin e nëpunësit civil, me kodin e punës, për të detyruar në mënyrë të turpshme, të paligjshme dhe duke i shantazhuar punonjësit e administratës publike për të deklaruar dhe mbledhur vota në kundërshtim me ligjin për Rilindjen”, u shpreh Jakaj.
Sekretari i PL-së për diasporën, tha se kur opozita të jetë në pushtet, çdokush do trajtohet me dinjitet dhe profesionalizëm.
“Ne duhet të bashkohemi të gjithë me mosbindjen civile për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta bërë vendin tone më të begatë e më të jetueshëm për ne që jetojmë në Shqipëri, për fëmijët tanë e për Shqipëtarët që duan te investojnë e të rikthehen në atdheun e tyre të dashur”, tha Jakaj.
