VIDEO/ Stresi lirohet nga qelia, momenti kur reperi del nga ambientet e paraburgimit të policisë së Pejës

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, një ditë pas vetëdorëzimit të policinë e Pejës, Kosovë, është liruar nga qelia.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur ai, duke postuar një video në rrjetin social TikTok, teksa lë ambientet e paraburgimit.

Jashtë atë e priste babai i tij, Sali Lushaj dhe miqtë.

Kujtojmë se Stresi ka qenë në kërkim prej muajsh pasi Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital.

Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.

Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.