VIDEO/ “Nuk është e talentuar në muzik”, Nita Latifi ndan mendimin e saj për moderatoren e njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 22:37
Nita Latifi, ka qenë e ftuara e puntatës së sotme në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”.
Ndër të tjera ajo shprehu mendimin e saj edhe për moderatoren e njohur, Luana Vjollca, ku tha se ka më tepër talent në moderim sesa në muzikë.
Intervista:
Ester: Cili prej artistëve e ka famën më të madhe se talentin?
Nita: Një prej personazheve më të famshme dhe të suksesshme, të cilën e pëlqej më shumë si moderatore por jo si këngëtare. Është Luana Vjollca. Mendoj që nga pjesa e këndimit edhe si këngëtare, nuk është se I shkon shumë aq sa moderimi. Nuk është aq e talentuar në muzik, sa në moderim. Për mua është me rëndësi kur një person gjen armën e fortë, dhuntinë dhe e shfrytëzon mire, jo duke bërë diçka tjetër.
