Aksident në Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2024, 14:13
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Vajkan, ku një motor është përplasur më një makinë.
Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit me dëmtime të rënda.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve.
