EMRI/ Aksidenti me vdekje në autostradën “Milot – Morinë”, arrestohet 24-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2024, 11:48
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Morinë, në territorin e Bashkisë së Mirditës, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Jeton Selimi, 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme.
Selimi, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin Jeton Selimi 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, njoftoi Policia.
