E rëndë në aksin Peqin-Elbasan/ 10-vjeçari ndërron jetë pasi u përfshi nga përplasja e dy makinave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 15:33
Një aksident është regjistruar këtë të Enjte rreth orës 14:00 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Pajove dhe janë përshirë dy automjete.
Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç. Burime bëjnë me dje se viktima është E. T. I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta.
Ai u përplas nga automjeti tip Volkswagen golf. Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petrit 41 vjeç.
