Kategoria e Parë/ Vora dhe Besa u kthehen fitoreve, rezultatet e 5 sfidave të sotme

Vora dhe Besa u janë kthyer fitoreve në Kategorinë e Parë, pas ndalesave të javës së kaluar.

Për Vorën, fitorja e sotme ndaj Burrelit me shifrat 2-0, e kthen këtë skuadër përsëri në kreun e renditjes ë Kategorisë së Parë, në pritje të duelit të Flamurtarit me Lushnjën.

Besa ndërkohë është ngjitur në vendin e dytë me një fitore shumë të thellë 5-0 në transfertë ndaj Kukësit që zbriti nga Superiorja e që duket se këtë sezon do të ketë vështirësi edhe të mbijetojë në të parën.

Rezultatet:

Kategoria e Parë/ Vora dhe Besa u kthehen fitoreve, rezultatet e 5 sfidave