Hamit Aliaj, poeti i kumteve universale/ Elezi: Shpirti i mbeti në Itakën e tij. Rama: I përcolli mesazhet përmes poezive të tij
“Drurët flenë jashtë në natën e botës” është libri më i ri i poetit Hamit Aliaj, një përmbledhje e krijimtarisë së tij të 3-4 viteve të fundit, sjellë për lexuesit dhe admiruesit e poezisë prej shkrimtarit e studiuesit Mehmet Elezi.
u nda nga jeta pa i mbushur 70 vjet, por në 70 vjetorin e tij të lindjes, ai sërish i ftoi dhe i bëri bashkë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit miqtë, shokët, poetët bashkëkohës, adhuruesit e poezisë së tij.
I lindur në Kasaj të Malësisë së Gjakovës, poeti do të bëhej e mbetej përjetësisht zëdhënësi i shpirtit të asaj treve.
Shkrimtari Mehmet Elezi, publicisti Luan Rama, shkrimtari Rexhep Shahu vlerësuan krijimtarinë.
Mehmet Elezi, pasi nënvizon faktin se krijimtaria e Hamit Alisë pati një rritje të habitshme këto 5-6 vitet e fundit.
''Në këtë libër janë të gjithë vjershat që ka shkruar këto 5-6 vitet e fundit Hamiti'', tha Elezi.
Publicisti Luan Rama, mik poetit theksoi se Hamiti Aliaj nuk i vuri kufinj vetes. Ai na dëshmon vlerën që i jep liria krijimtarisë së një shkrimtari.
“Hamiti na deshmon me veprën e vet vlerën që I jep liria një krijuesi, një poeti kur di që lirinë të diomensionjë brenda vetes’’, tha Rama
Vepra poetike e Hamit Alisë është një shumësi vlerash dedikuar njeriut shqiptar, dheut e qiellit të atdheut në të dy anët e kufirit që ndau jetët, ëndërrat, dasmat e varret.
Ai edhe kur flet për malet e rudinat, edhe kur u këndon lisave të bjeshkëve a Valbonës, edhe kur personazh ka ujkun e ariun dedikimi është për njeriun. Kulti i njeriut e “urdhëron” poezinë e tij.
