Përurimi i Tyrbes së Goçes në Korçë, Baba Mondi: Ata që e kanë riparuar, Zoti ua bëftë dritë

Tylbja e Goçes , një vend i shejtë që u njoh në kohra dhe shërbeu si një vend lutje për të gjithë njerëzit e Gorës. Oparit, Vithkuqit, Maliqit, Korçës, Gramshit e Elbasanit e më gjerë krahinës për rreth.

 E njohur për rolin e mekimit të vlerave të Zotit për të gjithë banorët e këtyre anëve por rolin dhe të vlerat historike që mbart Tylbja jo vetëm.

I rezistoi pushtimeve të ndryshme mbijetoi kohërave por ishte për të gjithë njerëzit mburojë dhe rojë shpirterore e tyre.

''Miresevini në këtë ditë të shenjtë këtu në Maliq në Tyrbën e Goçës. Në këtë Tyrbe që ka qenë roja e kësaj zone, ka qenë mbrojtëse e kësaj zone.

Ku njerëzit kanë marrë energji pozitive, I janë lutur Zotit për mirësi, për dashuri. Kjo Tyrbe dhe ata që e kanë riparuar këtë, zoti jua bëftë dritë'', tha Baba Mondi.

Një komunitet që shkojnë shumë bukur me njëri tjetrin dhe patjetër kjo shtëpi e Zotit këtu kjo Tylbë e Goçes këtu është një gjë shumë pozitive ndaj e falenderoj, tha kryetari i bashkisë Maliq.

Qe do te vizitohet dhe do te kete me shume kalimtare , me shume besimtare , do te vizitohet nga me shume turiste'',  tha kryetari i bashkisë Maliq.

 Tylbja u rindërtua nga Gjyshata Bektashiane Korçë Bashkia Maliq si dhe nga kontributet e besimtarëve.

''Bëmë ç’është e mundur me këto pak investime këtu me ndihmën e Bashkisë të popullit këndej ndjehemi të lumtur për këtë vend të begatë'', tha Sekretari i Gjyshates Bektashiane Korçë Nuri Muçollari.

Kjo Tylbe tashmë e hijeshuar, rindërtuar dhe zgjeruar me ambjente dhe infrastukturën e duhur do të jetë një vend lutje si atëherë dhe sot për të gjithë njerëzit e banorët e këtyre anëve , si dhe një pikë ndalimi dhe për të gjithë udhëtarët që do kalojnë prane saj .