Qendra Kombëtare e Kinematografisë financon tre bashkëprodhime në pakicë

Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit Artistik, pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, shqyrtoi 6 projekte filmike të kategorisë “bashkëprodhim në pakicë”, të cilët ishin:

“Gjenerali dhe Flutura” me skenar të Venko Andonovski, regjia Antonio Mitrikeski, producent në pakicë “Bunker Film+”;

“Jerëm”, skenari dhe regjia Ismet Sijarina, producent në pakicë “Tunnelfilm”;

“Kthimi n’mal”, skenari dhe regjia Antoneta Kastrati, producent në pakicë “ARTALB FILM Productions”;

“Lindur për të jetuar”, skenari Arlinda Morina, regjia Kastriot Avdyli, producent në pakicë “Action Production”;

“Liqeni”, skenari dhe regjia Nikos Ziogas, producent në pakicë “ART FILM”;

“She Sees”, skenari dhe regjia Memi Koupa, producent në pakicë “SKA-NDAL”.

Këshilli Miratues i Projekteve (KMP) përbëhet nga regjisori i shquar Isa Qosja (kryetar), Agim Poçari, Ben Andoni, Fatos Berisha, Gentian Zenelaj (anëtarë). Ky këshill i propozoi kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eol Çashkut tre prej projekteve të sipërpërmendura: “Jerëm”, “Kthimi n’mal” dhe “Lindur për të jetuar”, të cilat do të financohen respektivisht me 4 mln lekë, 3,5 mln lekë dhe 3 mln lekë.