SHBA "zbarkon" në Kosovë/ Fejza: Mendoj se kjo vizita e O'Brian me Albin Kurtin ishte e rëndësishme edhe për të sqaruar disa dilema që...
Deputetja e LVV, Arjeta Fejza ishte e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur rreth zhvillimeve që lidhen me diplomacinë apo faktorin ndërkombëtar, pikërisht tek takimi i zhvilluar në Kosovë nga Ndihmës Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O'Brian, me Kryeministrin Albin Kurti. Si është parë takimi i zotit O'Brian duke e cilësuar mardhënien e Kosovës dhe të shumë komentuar ndoshta përsa i përket faktorit ndërkombëtar?
"Po, në fakt ju e keni parë që vazhdimisht Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt me funksionarë të ndryshëm të cilët ushtrojnë funksione të ndryshme, duke mbajtur kordinimin në nivelin e duhur dhe duke pasur relacion të tillë i cili vazhdimisht ka synuar fillimin e raportit me miqtë tanë si dhe angazhimin tonë drejt vlerave për të cilat ne angazhohemi, të cilat janë vlerat perëndimore.
Edhe takimi i djeshëm sigurisht që është mirëpritur nga pala e Kosovës. Ju i keni parë në deklaratat e zotit O'Brian i cili sqaroi disa dilema të cilat përfliteshin shumë në Kosovë, sidomos ato që kishin të bënin me cilësinë e raporteve tona dhe ai dhe njëherë tha atë që qeveria e republikës së Kosovës e ka thënë vazhdimisht, që në vazhdën e diskutimeve tona me miqtë tanë ndonjëherë nuk është e thënë që gërm për gërm të pajtohesh me atë se ç'ka thua, mirëpo këto janë relacione normale dhe ndodhin mes miqve. Prandaj mendoj se kjo vizitë ishte e rëndësishme edhe për të sqaruar disa dilema që po mundohen të vendosen në raportet tona", tha Fejza.
