VIDEO/ Momentet e sulmit në Turqi, mediat turke: 2 terr*ristë refuzojnë të dorëzohen dhe qëllojnë ndaj policisë
Ky është momenti kur disa persona të armatosur dhe një kamikaz sulmojnë qendrën ajrore të prodhimit të avionëve në Ankara të Turqisë.
Sipas raportimeve, autorët kanë qenë të paktën tre, ku një prej tyre është femër.
Një prej autorëve është hedhur në erë duke lënë disa viktima dhe të plagosur, e më pas ka nisur sulmi me armë zjarri teksa ata janë konfrontuar me rojet e ndërtesës.
Fabrika prodhon avionë, ndër to edhe mjete luftarake, dhe ka të punësuar rreth 1,500 persona.
Ajo konsiderohet si një vend i rëndësishëm i industrisë së mbrojtjes turke.
Ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se “një sulm terrorist ka ndodhur në qendrën ajrore TUSA? Ankara Kahramankazan” dhe se “fatkeqësisht ka viktima”.
Sipas raportimeve të fundit të CNN Turk, autoritetet vendase janë të paqarta nëse ka pengje brenda selisë së kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TSUS, ku një sulm terrorist ndodhi pasditen e sotme.
Megjithatë, forcat e sigurisë po operojnë me kujdes, duke marrë parasysh këtë mundësi.
Mediat raportojnë për 2 terroristë brenda godinës, të cilët refuzojnë të dorëzohen dhe qëllojnë drejt policisë turke.
#BREAKING #Turkey JUST IN: Additional footage of the major terrorist attack in Ankara, Turkey.https://t.co/u76tlW0DzQ pic.twitter.com/D6YyZ5xCEP
— The National Independent (@NationalIndNews) October 23, 2024
