“Yahya Sinwar ishte pengesë”, Blinken: Tani është e mundur arritja e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se beson se ka një shans më të madh për një marrëveshje për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit pasi lideri i grupit Yahya Sinëar u vra në Gaza. Duke folur në Izrael përpara vizitës në Arabinë Saudite, Blinken u tha mediave:

“Kur bëhet fjalë për pengjet, mbrëmë u takova sërish me familjet e pengjeve, duke përfshirë edhe familjet e shtatë amerikanëve që kanë mbetur në Gaza. Dhe kjo përforcon edhe një herë për mua dhe për të gjithë ne urgjencën, imperativin për t’i sjellë në shtëpi, për t’i sjellë të gjithë në shtëpi.

Ne folëm për planin që kemi pasur në tavolinë dhe punën që po bëjmë në atë plan, duke parë si mundësi kornizat e reja të marrëdhënieve me jashtë. Ne folëm për rëndësinë e përcaktimit nëse Hamasi është i përgatitur të angazhohet për të ecur përpara, dhe egjiptianët, katarianët po bëjnë pikërisht këtë.

Por besoj se me largimin e [Yahya] Sinwarit, sepse ai ishte pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes së pengjeve, ekziston një mundësi reale për t’i sjellë ata në shtëpi dhe për të përmbushur objektivin.”, deklaroi ai.

Blinken do të shkojë për bisedime në Londër me udhëheqësit arabë më vonë këtë javë, pasi të përfundojë vizita e tij në Lindjen e Mesme.