Trump prish miqësinë me Laburistët/ I akuzon për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së, reagon kryeministri britanik

Ethet e zgjedhjeve presidenciale në shtetet e bashkuara mes kandidatëve po shtohen. Këtë herë Donald Trump akuzon Partinë Laburiste britanike se po ndërhyn në garën për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit britanik duke ju përgjigjur interes të gazetarëve, tha se ai kishte një marrëdhënie të mirë me Trump, i cili nuk do të rrezikohej nga ankesa.

Donald Trump akuzon Partinë Laburiste britanike se po ndërhyn në garën për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e ish-presidentit ka paraqitur ankesën e saj në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, duke akuzuar Laburistët se kanë dërguar strategë për të ndihmuar Kamala Harris.

Deklarata citon raportet e medias se zyrtarë të Partisë Laburiste, si shefi i shtabit të kryeministrit Keir Starmer, kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara disa herë në muajt e fundit për të këshilluar fushatën e Harris.

Letra i referohet gjithashtu një raporti në Washington Post, i cili pretendon se janë ofruar këshilla midis Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe fushatës së zonjës Harris, dhe raportime të tjera në lidhje me takimet midis stafit të lartë laburist dhe fushatës demokratike.

Ankesa i referohet gjithashtu një postimi në rrjetet sociale, i cili tani duket se është fshirë, në të cilin një anëtar i stafit laburist ka thënë se "gati 100 veta staf i Partisë Laburiste do të shkojnë në SHBA në javët e ardhshme" për të mbështetur Harris.

Në përgjigje, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha se zyrtarët e partisë që dolën vullnetarë për Harris përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor "po e bënin këtë në kohën e tyre të lirë".

Ai këmbënguli se kishte një "marrëdhënie të mirë" me Trump, që nuk do të rrezikohej nga ankesa.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer u takua me Trump, kandidatin republikan për president, gjatë një udhëtimi në Nju Jork muajin e kaluar.