Greva dyditore paralizon trafikun e trageteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2024, 11:51
Sot dhe nesër në Greqi nuk do të ketë qarkullim detar për shkak të grevës 48-orëshe të marinarëve.
Sindikata po kërkon një rritje prej 15% të pagave për anëtarët e saj, por pronarët e anijeve kanë ofruar deri më tani vetëm 3%.
Shumë njerëz janë prekur nga greva, përfshirë turistët. Qarkullimi në ishujt që nuk kanë aeroport do të ndërpritet për 48 orë.