Izraeli konfirmon vrasjen e zyrtarit të Hezbollah që pritej të bëhej lideri i ardhshëm i grupit

Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e zyrtarit të lartë të Hezbollahut, Hashem Safieddine, i cili pritej të ishte lideri i ardhshëm i grupit.

IDF thotë  se ai ishte vrarë në një sulm ajror në Bejrutin jugor në fillim të këtij muaji.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha më 8 tetor se Safieddine mund të ishte vrarë, por deri sot nuk ishte konfirmuar një gjë e tillë.

Ende nuk ka një reagim nga Hezbollah, në lidhje me këtë pretendim të shtetit hebre.