Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andrei Kostin, ka dhënë dorëheqjen, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve, UNIAN.

”Dorëheqja është e motivuar nga një skandal në lidhje me certifikatat e rreme të aftësisë së kufizuar të dhëna zyrtarëve të qeverisë për të shmangur thirrjen në armë”, deklaroi Kostn.

Fakte për të cilat po zhvillohet një hetim, i cili ka përfshirë edhe vetë zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.