Zbulohet plantacioni me marihuanë në Spanjë, në pranga tre shqiptarë
Garda Civile ka arrestuar tre shqiptarë përgjegjës për një plantacion marijuanë me më shumë se 2,000 bimë në një pronë rurale të vendosur në qytetin Biel të Zaragozës. Gjatë përpjekjeve të kryera nga agjentët u konstatua se, në parcelën në pronësi private dhe të rrethuar, ishte fshehur një plantacion i madh kanabisi, i vështirë për t’u zbuluar nga jashtë për shkak të natyrës së harlisur të tokës që e rrethonte.
Plantacioni kishte infrastrukturën e nevojshme për të furnizuar bimët me ujë, ku ishin isntaluar sisteme vaditjeje të shpërndara në të gjithë fermën. Si rezultat i këtij operacioni, mëngjesin e datës 18 tetor, Garda Civile ka vëzhguar sesi disa automjete janë larguar nga prona dhe kanë marrë drejtime të ndryshme, duke ruajtur masat përkatëse të sigurisë.
Nisur nga këto fakte dhe dyshimi se personat që banonin transportonin marihuanë, janë ndjekur menjëherë për t’i përgjuar. Gjatë operacionit, një nga furgonët ka tentuar të ikë me shpejtësi të madhe, duke mos përfillur udhëzimet e agjentëve dhe ka tentuar të godasë mjetin e policisë. Nisur nga këto ngjarje, njoftimi i menjëhershëm i është dhënë Njësisë Ajrore, Shërbimit Kinologjik dhe Bërthamës së Rezervës, duke vendosur një pajisje për mbylljen e zonës për gjetjen e të dyshuarve.
Pas arrestimeve, policia ka kontrolluar zonën ku zbuloi edhe plantacionin e kanabisit. Brenda parcelës ndodhej një magazinë që ishte përgatitur për tharjen e kanabisit, me makineri për të përfunduar procesin e prodhimit të lëndës. Në këtë objekt janë gjetur mbi 800 bimë në proces tharjeje.