Krisafi: Situata humanitare në Gaza, katastrofë. Hamasi si organizatë ushtarake nuk ekziston më
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në Ora News u shpreh se situata në këndvështrimin humanitar në Gaza është më shumë se katastrofë.
Krisafi: Në fakt vrasja e kreut të Hamasit, deri diku mund ta ketë bërë edhe më të lehtë për Izraelin në Gaza sepse pavarësisht se supozohet të ketë një lider të ri të Hamasit, por duket se vetë Hamasi si organizatë ushtarake nuk ekziston më në atë kuptim.
Është shndërruar thjesht në një nga ato grupet e vogla të milicive që vazhdojnë të bëjnë luftë guerrile.
Nga njëra anë kjo e thjeshtëzon punën për Izraelin, por nga ana tjetër në lidhje me pengjet mund ta bëjë pak më të vështirë sepse vetë pengjet nuk ndodhen në një vend në Gaza.
Ka milici të vogla të Hamasit që mbajnë secila prej tyre disa pengje.
Situata në këndvështrimin humanitar në Gaza është më shumë se katastrofë.
