Zhvillimet në Kosovë dhe rajon, Osmani takon kongresistin Torres

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kongresistin Ritchie Torres në New York. Sipas Osmanit, në u zhvillua një diskutim përmbajtësor për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.

“Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, ka shkruar osmani në Facebook.