Harris “shmang” emrin e rivalit Trump: Vendi ynë është në udhëkryq
Kamala Harris festoi 60 vjetorin e saj të dielën duke vijuar me fushatën elektorale në Xhorxhia, ndërsa kundërshtari i saj politik veshi një përparëse dhe shërbeu patate të skuqura për qytetarët nga një MC Donald’s në Pensilvani.
Zëvendëspresidentja Harris dhe ish-presidenti Trump, po fokusohen në këto dy shtete dhe një pjesë të vogël të shteteve të tjera që mund të vendosin fatin e tyre më 5 nëntor, ku të dyja partitë kanë mbështetje të forte.
Harris, e cila u rrit në mësimet e kishës, mori pjesë në një shërbim dhe foli në Kishën Baptiste Missionare të New Birth në Stonecrest, Xhorxhia, që ndodhet rreth 30 milje në lindje të Atlantës.
Ajo përdori retorikë të ashpër kundër klimës përçarëse politike, që sipas saj është shtrirë edhe në fusha të tjera jetësore të amerikanëve megjithëse nuk e përmendi Trumpin me emër në asnjë moment.
“Në këtë pikë në të gjithë vendin tonë, ajo që ne shohim janë disa që përpiqen të thellojnë ndarjen mes nesh, të përhapin urrejtje, të mbjellin frikë dhe të shkaktojnë kaos. Në këtë moment vendi ynë është në udhëkryq dhe ku do të shkojmë varet nga ne”, tha Harris.
Divine Faith Ministries International në Jonesboro, në jug të Atlantës, është takimi i radhës ku ikona e muzikës Stevie Wonder do të marrë pjesë dhe është planifikuar të performojë.
Ndërkohë Trump u pa në një MCDonalds në Pensilvani, zgjedhje që e ka bërë për të ironizuar Harris e cila ka thënë më herët se ka bërë një punë të tillë kur ishte e re.
Këshilltari i Trump, Jason Miller tha se Trump punoi në zonën e restorantit me patatet e skuqura.
Ish-presidenti po kërkon të përfitojë nga ajo që ai mendoi se ishte një pozicion i përmirësuar për të në sondazhet e e javës së kaluar.
Disa votues tashmë kanë dërguar fletëvotimet me postë në Pensilvani, shteti më i rëndësishëm në fushëbetejën për votën amerikane.


