Përplasjet për emigrantët/ Kepi: Klima politike në Itali është shumë e nxehtë! Presidenti ka fjalën e fundit për dekretin ligjor!

Gazetarja Alba Kepi thotë se ekspertët dhe juristët e tre dikasterëve që po merren me hartimin e dekretit ligjor për çështjen e migrantëve po diskutojnë mbi gjetjen e një zgjidhjeje, përpara se ky draft-ligj t’i dërgohet Këshillit të Ministrave në qeverinë italiane.

Sipas Kepit, dy janë opsionet që po diskutohet. Njëra është rifreskimi i listës së vendeve të sigurta, për ta kthyer tashmë në një ligj, në mënyrë që të mos diskutohet nga asnjë gjykatë. Dhe së dyti, urdhri i Prefekturës për pranimin ose jo të kërksave për azil nga migrantët të mos vihet në diskutim apo apelohet nga asnjë vendim gjykate.

Gjatë një interviste për emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Kepi thotë se pikëpytejet më të mëdha në të gjithë këtë debat që ka mbërthyer Italinë e jo vetëm, pasi është BE që ka sytë nga ky shtet, është presidenti, i cili është autoriteti që do të thotë fjalën e fundit.

DEKLARATAT E KEPIT

Gjatë fundjavës juristë nga tre dikastere kanë punuar për të gjetur rrugën e mundshme të krijuar nga gërçi i drejtësisë italiane. Para mbledhjes, juristët dhe ekspertët do të mblidhen për të diskutuar draft-ligjin që do t’i shpëtojë nga ky ngërç.

Lista, do të bëhet ligj që këto vende të msos vihen më në diskutim nga një vendim gjykate.

Urdhri i prefekturës, i cili mohon kërkesën e azilantit, që bën verifikimin para se të shkojë në gjykatë, të bëhet i pa-apelueshëm.

Beteja jo vetëm mediatike, është përqëndruar në atë se çka qeveria ka me magjistraturën, drejtësinë edhe opozitën. Klima është shumë e nxehtë, por ka debate edhe në presidencë. Pikëpyetjet e mëdha do të jenë nëse presidenti do të lejojë apo jo një draft-ligj të tillë.

Debatet janë shtuar pas publikimit të e-mailit, që ka shpërndarë për disa kolegë një gjyqtar, ‘Meloni ësjtë më e rrezikshme se Berlusconi. Ajo është e pamundshme në shumë drejtime’. Dhe ky mail tregon se sa e politizuar tregon, Meloni është drejtësia.

Gjadri që dështoi apo pati kosto të madhe, mendoj se çka po ndodh është një shqetësim për Melonin  sidomos për karakterin e saj luftarak, nuk do t’ia japë këtë as opozitës e drejtësisë si fitore.

Sytë e Evropës janë te ne, modeli Shqipëri, Gjadri është në interes të BE, ndaj thotë Meloni s’duhet të dështojë, e duhet të dalë nga ky ngërç. / SYRI.net