VIDEO/ Roveshata e Osimhenit mahnit tifozët, e denjë për çmimin ‘Puskas’

Këtë të shtunë, Galatasaray ka shënuar fitoren e tetë në nëntë ndeshjet e Superligës Turke duke mposhtur Antalyasporin 3-0.

Por më shumë se triumfi, që nisi të ndërtohej me një goditje nga Mauro Icardi, ai që do të mbahet mend nga kjo ndeshje është goli i mrekullueshëm i Victor Osimhen, 12 minuta nga fundi, që vulosi fitoren e vendësve: një veprim akrobatik i jashtëzakonshëm, që la me gojë hapur tifozët.

Sulmuesi nigerian në pronësi të Napolit, por i huazuar te gjigantët turq, kë shënuar golin e katërt në shtatë ndeshje të kampionatit.

Fenerbahçe, me trajner José Mourinhon, përballet këtë të dielë me Samsunsporin, i cili çuditërisht zë vendin e dytë në ligën turke, pas vetëm Galatasaray.