VIDEO/ Bayern-i shkatërron Stuttgart-in, Harry Kane realizon tripletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 22:17
Bayern Munich ka siguruar mbrëmjen e sotme një fitore të thellë 4-0 ndaj Stuttgart.
Mysafirët rezistuan vetëm në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë foli vetëm për bavarezët.
Harry Kane “rrëmbeu” skenën, teksa realizoi 3 gola. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Coman.
Bayern kryeson kampionatin me 17 pikë, pas 7 ndeshjesh të luajtur ndërsa Stuttgart është në mesin e tabelës.
