VIDEO/ Premier League - Tottenham fiton bindshëm derbin e Londrës ndaj West Ham
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 17:14
Tottenham triumfon me përmbysje me rezultatin 4-1 ndaj West Ham në takimin e javës së tetë të Premier League.
Sfida e luajtur në “Tottenham Hotspur” u zhbllokua në minutën e 18’, me Kudus që kaloi miqtë në avantazh. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi në mintën e 36’ Kulusevski shënoi për “Spurs”.
Fraksioni i dytë foli i gjithi për vendasit, pasi në minutën e 52’ Bissouma përmbysi rezultatin, teksa në minutrën e 55’ autogoli i Todibo trefishoi avantazhin e Tottenham-it.
Sfida u vulos nga Son, i cili shënoi golin e katërT për skuadrën e Postecoglou. Si të mos mjaftonte rezultati, në minutën e 86’ West Ham mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Kudus u ndëshkua me karton të kuq.

