Prezantohet banorja e parë e "Big Brother VIP Kosova", nis të thyej rregullat...

Ka nisur pak minuta më parë sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Në karriget e opinionistëve janë ulur Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.

Ndërsa është prezantuar edhe banorja e parë, zyrtarisht, e këtij sezoni të ri dhe ajo është Rovena Stefa.

Këngëtarja është banorja e parë e BBVK3. “E fitoftë kush e meriton”, tha ajo, duke u nisur menjëherë drejt studios.

Pas hyrjes ajo nuk e dëgjoi fjalën e vëllait të madh, të futet brenda me Kevinin, banorin e ri.

Por, Rovena tha se nuk i dëgjon skenaret, dhe nuk pranoi të futet pa Kevinin.

Edhe opinionistët thanë që ajo ia pati frikën djaloshit që është banori i dytë në këtë sezon

Prezantohet banorja e parë e "Big Brother VIP Kosova", nis