Aplikacioni që po i çon vajzat drejt altarit/ “Love match”, po përdoret gjerësisht në Pakistan

“Ndeshje dashurie”, është aplikacioni më i ri që po bëhet viral në Pakistan, i cili bën të mundur njohjen e vajzave dhe djemve për martesë. Nëpërmjet këtij aplikacion në internet janë martuar mbi 15 mijë persona

Martesat me mblesëri për vendet e zhvilluara sot janë legjenda urbane me të cilat bëhet dhe humor. Por në ato rurale tradita vazhdon, por është me e reduktuar se vite me parë.

Bota u përball me pandemia dhe ndërpreu martesat, ndërsa sot që flasim Pakistani edhe me zhvillimin e teknologjisë ka gjetur një formë tjetër për të krijuar martesa nëpërmjet mblesërive.

Aplikacioni “Love Match”, është mundësia e re që u ofrohet vajzave, për të gjetur një burrë dhe anasjelltas.

Me dhjetëra e qindra të rinj e të reja ndeshin dashurin e tyre në këtë platformë në internet dhe sot gëzojnë një martesë të lumtur. Nëpërmjet këtij aplikacion çifti takohet disa herë para se t'ja bëjnë të ditur familjes.

Aplikacioni që po i çon vajzat drejt altarit/ “Love

Sidoqoftë, aplikacioni thotë se 1.2 milionë pakistanezë janë regjistruar që nga fillimi i tij vitin e kaluar me një fushatë reklamuese në qytetet e mëdha dhe 15,000 njerëz tashmë janë martuar.

Aplikacionet e martesës e përshkruajnë veten si "hallall", ose të lejuar në Islam.

Por ata vazhdojnë të luftojnë një stigmë që i lidh me aplikacionet e rastësishme të takimeve si Tinder, i cili është ndaluar në Pakistan për të qenë "imoral".

Martesa shihet si bashkimi i dy familjeve në Pakistan, ku shumë jetojnë në familje me shumë breza.

Konsulentët u mësojnë vajzave të reja se si të ecin, flasin dhe vishen në mënyrë që të korrespondojnë më së miri me dëshirat e vjehërrve të tyre të ardhshëm.

Ndërsa sipas UNICEF, rreth 21 % e vajzave në Pakistan janë nuse-fëmijë, që detyrohen të braktisin shkollën për tu bërë bashkëshorte dhe më pas nëna. 3 % e tyre martohen përpara moshës 15 vjeç.

Jo më kot, Pakistani është në vend të 6-të mes vendeve që kanë numrin më të lartë të nuseve-fëmijë (rreth 2 milionë) rezultatet I përkasin vitin 2020.