Goditën barbarisht Klea Prengën, jo burg për motrat Berisha, njëra arrest në shtëpi, tjetra me paraqitje
Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë për motrat Berisha lidhur me dhunimin e Klea Prengës.
Ndaj Mariela Berishës nga masa 'Arrest në burg' është lënë në fuqi masa arrest në shtëpi, ndërsa për Antonela Berishan është vënë masa e sigurisë 'Detyrim paraqitje'.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.
Klea Prenga pas goditjes ka dëme të pariparueshme në fytyrë, teksa i kanë rrezikuar punën e saj si blogere.
