Kamberi: BE ka përshtatur qasjen e ''rrobaqepësit'' apo atë të ''garës me vela'' për vendet e Ballkanit Perëndimor

Eksperti për Çështjet e Integrimit, Geron Kamberi i ftuar në emisionin ‘Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se BE ka përshtatur qasjen e ‘’rrobaqepësit’’ apo atë të ‘’garës me vela’’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kamberi: Kohëzgjatja e bisedimeve për anëtarësim në BE ka një ecuri e cila është e ndryshme përsa i përket valëve të ndryshme të zgjerimit që ka ndodhur në BE.

Deri në vitet 90’ nuk ka pasur një politikë zgjerimi.

Termi politik i zgjerimit është futur pasi ra Muri i Berlinit.

Kriteret tashmë janë dy, janë ato që quhen kriteret e Kopenagenit që lindën nga samiti I 20 qershorit 93’.

Në Kopenhagen u vu kriteri politik dhe ekonomik dhe standartet.

Faza e zgjerimit të vendeve të Evropës qëndrore Lindore pati një mesatare kohëzgjatje prej gati 6 vjetësh.

Por kjo ka ardhur falë një presioni që kanë bërë këto vende.

BE ka përshtatur qasjen e ‘’rrobaqepësit’’ apo të ‘’garës me vela’’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pra do të presim një kostum sipas standartit që ka secili vend pra ecurisë së tij, ose kush mbërrin i pari në finish.