Shqipëria më pranë BE-së, Andoni: Merita e shqiptarëve, nga ana protokollare duhej ftuar edhe opozita

Analisti, Ben Andoni i ftuar në emisionin ‘Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se hapja e grup kapitujve e Shqipërisë me BE-në është një moment i mirë për Shqipërinë dhe se nga ana protokollare duhej ftuar edhe opozita.

Andoni: Është moment i mirë për Shqipërinë.

Tre data ka Shqipëria, liberalizimin e vizave, hyrjen në NATO dhe ditën e sotme.

Kjo është merita e shqiptarëve.

Ky është sensi i demokracisë.

Sa më shumë protesta të ketë, sa më shumë përplasje, Brukseli e llogarit si shënjë demokracie.

Sensi është që Shqipëria në të gjithë pjesën e të dhënave, mua më shqetësojnë shumë indikatorët ekonomikë.

Sepse indikatorët e tjerë edhe rregullohen.

Metodologjia që po merremi është një metodologji krejt tjetër.

Mali i Zi me Serbinë vazhdojnë me metodologjinë e vjetër.

Ky ishte moment më i madh ku të paktën nga ana protokollare Rama duhej të ftonte edhe opozitën dhe duhej të ishin bashkë sepse detyrimi është i përbashkët.