Berisha: Në Shqipëri, nënat, motrat, vajzat, gratë që sulmohen nga kanceri i gjirit, më fatkëqija se kudo tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te ‘Tetori rozë’, muaji ku në mbarë globin, shoqëritë bëjnë përpjekje të rrisin ndjeshmërinë ndaj një armiku të egër të shëndetit të nënanve, vajzave dhe motrave.

FJALA E BERISHES 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore. Mirënjohjen time më të pakufishme për secilin prej jush, qendrestare dhe qendrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptare.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve guximtare që nga kjo tribunë e fjalës së lirë ngrenë zërin e tyre në mbrojtje të interesave të mbarë shqiptarëve. Frymëzojnë me guximin e tyre, tmerrojnë regjimin e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, ky është muaji tetor. Këtë muaj, në mbarë globin, shoqëritë bëjnë përpjekje të rrisin ndjeshmërinë ndaj një armiku të egër të shëndetit të nënanve, vajzave dhe motrave, grave në Shqipëri dhe mbarë botën.

Ndaj edhe, në këtë përpjekje, muaji tetor quhet edhe muaji rozë, që synon para së gjithash të rrisë vetëdijen, ndjeshmërinë e nënave, grave, vajzave, motrave për një vetkontroll për këtë sëmundje, por edhe detyrimin e madh që ka shoqëria ndaj tyre për të krijuar të gjitha kushtet e një diagnoze sa më të shpejt, e një diagnoze edhe parandaluese dhe të një mjekimi dinjitoz.

Por për fatin më të keq, më duhet të them se në Shqipëri sot, si në asnjë vend tjetër në Europë, e ndofta si rrall-rrallë në ndonjë vend në botë nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet, gratë që sulmohen nga kjo sëmundje janë më fatkëqija se kudo tjetër.

Janë fatkëqija sepse vjedhja e tmerrshme e fondeve publike u gremis nga Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë, ka bërë që aparaturat për diagnozën e saj të jenë në tërësi në difiçitare dhe me defekte. Ka bërë që ilaçet për mjekimin e kësaj lloj sëmundje me përhapje të veçantë tek gjinia tjetër të mungojnë. Ka bërë që dhjetëra e qindra prej tyre të mbeten pa ilaçet bazë, të mos marrin dot ilaçin e duhur për stadin e sëmundjes.

Ka bërë, siç e dinë të gjithë, që dhe të kenë fatin e pamerituar të të ndjerës mësuese të nderuar, Ina Kasimati.

Gjendja e këtyre të sëmurave është dramatike, është një aktakuzë e rëndë, jo vetëm për shtetin e zuzarëve, hajdutëve të pamëshirë, por dhe për tolerancën e secilit prej nesh, dhe për bluzat e bardha, të cilat sillen ndaj këtyre të sëmurëve, për fat të keq më duhet ta them, si qënie mjerane, si qënie që shkelmojnë parimet e humanizmit, shkelmojnë betimin e mjekut.

Dhe këtu dua t’ju them një fjalë. Ju mjeke dhe mjekë me dokumente faktohet se përpiqeni në mënyra të ndryshme të justifikoni, madje dhe të mashtroni e të maskoni shkaqet e këtyre mungesave të tmerrshme të ilaçeve për këto të sëmura, t’ju bëheni ortakë me sëmundjen e tyre për të mbrojtur nderin e amoralit, Edi Rama, e ministres, e drejtorit, e me radhë e me radhë.

U rikujtoj këtyre bluzë bardhëve, se ne që kemi shërbyer në diktaturë në mjekësi, ua them ju haptas, kurrë nuk kemi gënjyer të sëmurët për mungesë ilaçesh.

Por dua të jem i sinqertë, që as dhe ai ministër i asaj kohe nuk na e kërkoi kurrë një gjë të tillë. Jo. S’ka ilaç, s’ka ilaç. Nuk gjendet, nuk gjendet.

Por ju që e bëni këtë, që një gazetar guximtar, humanist, i ndershëm, me inegritet, ua nxiu bluzat, sepse i nxini vet me qendrimet tuaja. Turp i madh për ju!

Çfarë ju dallon ju nga ata që vjedhin paratë e ilaçeve të këtyre të sëmurëve nga Edi Rama, ministrja, drejtoresha e me radhë?

Cilat janë ato interesa që ju shtyjnë ju të silleni në këtë mënyrë kaq okult, kaq të nënshtruar, kaq mashtrues ndaj të të sëmurëve tuaj?

Ju mund të vazhdoni, por para shqiptarëve, ju jeni bërë me gjithë mundin dhe djersën që derdhni, unë ndiej dhimbje të madhe, dhe nuk dua të shqipëroj asnjë fjalë për asnjë mjek, asnjë infermier. Por ju, me ato komunikime me njëri tjetrin, si të fshehim këtë, si të fshehim atë.

Po mirë, nuk keni guxim të dilni në media dhe t’i denonconi këta kriminelë që vjedhin ilaçet e të sëmurëve, që vjedhin njerëzit që lëngojnë. Por të paktën mos merrni përsipër të justifikoni këtë makabritet të padëgjuar kurrë nga mjekët.