Procesi i Berlinit/ Kancelari Scholz dhe liderët e Ballkanit Perëndimor shkrepin “foton familjare”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 12:17
Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë mbledhur në Samitin e radhës, për të avancuar më tej Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse të mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.
Në kuadër të kësaj, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz bashkë me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shkrepur dhe foton familjare të “Procesi i Berlinit 2024”.
Procesi i Berlinit filloi rrugëtimin në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në, teksa presin që të anëtarësohen në familjen evropiane.
