Shqipëria çel kapitujt për në BE, gazetarja Luku: Sektorët më të rëndësishëm janë në fushat e drejtësisë e ekonomisë
Gazetarja, Mola Luku në një intervistë në Ora News u shpreh se në datën 15 në Luksemburg liderët e BE-së do bien dakord për çeljen e grup kapitujve të parë të Shqipërisë dhe se sektorët më të rëndësishëm janë ato në fushën e drejtësiësë dhe ekonomisë.
Luku: Në fakt pas 5 vitesh tentativa nga ana e qeverisë për të hapur edhe grup kapitujt e parë, duket se në datën 15 në Luksemburg liderët e BE-së do të bien dakord për çeljen e grup kapitujve të parë të Shqipërisë.
Këto grup kapituj janë të fokusuar në disa sektorë, por ato dy më kryesoret të cilët mund të përmendim janë në fushën e drejtësisë dhe të ekonomisë në të cilat në fakt Shqipëria ka bërë jo pak reforma dhe jo pak bisedime si nga ana e parlamentit ashtu edhe nga ana e projektligjeve qeveritare për ti formuar dhe për ti bërë gati sipas politikave që kërkohen edhe nga BE.
Ky lajm në fakt u bë me dijë para dy javësh, ishin burime për Eurostat bënë me dije se ministrat e Jashtëm kishin rënë dakord që të ndahen rrugët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat në fakt kanë qenë së bashku që prej vitit 2018 aty dhe ku kanë qenë tentativat e para të Shqipërisë për çeljen e grup kapitujve të parë dhe për ta lënë Shqipërinë veçmas pasi sipas tyre është bërë me dije se Shqipëria ka bërë përparime dhe ka bërë ato politikat që duhen për të vijuar me grup kapitujt e tjerë dhe ndërkohë vetoja që ka vënë Bullgaria për Maqedoninë e Veriut po bëhej pengesë për Tiranën zyrtare.
