Mielli “Azzurra” vjen në Shqipëri/ “Diamond” sjell gjeneratën e re, embrion gruri i pasur me zink, magnez e vitamina

Mielli “Azzurra” është produkti më i ri që fabrika “Diamond” hedh në tregun shqiptar.

Në prezantimin e gjeneratës së re, drejtuesit e kompanisë theksuan se përmes tij do të ketë ndryshime në industrinë e miellit.

“Azzura” përfaqëson cilësinë më të lartë, me embrion gruri i pasur me zink, magnez vitamina B1 dhe B10.

Ndaj konsiderohet një produkt që nuk mund të mungojë në tryezat shqiptare.

Gjithçka realizohet pas një pune dy vjeçare kërkimi e zhvillimi me partnerët gjermanë.

Për të ilustruar bukën me këtë gjeneratë të miellit gjithçka u përgatit përballë kamerave.

Madje edhe dietologët shprehen se konsumi i produkteve me miell “Azzurra” do të ndihmojë në uljen në peshë apo dhe ata që kanë diabet.

Fabrika “Diamond” është prodhuesi i dytë në botë që e hedh në treg këtë risi të jashtëzakonshme për shqiptarët por edhe përtej kufirit.