FOTO/ Gazetarja shqiptare vlerësohet me çmimin "Internacional" të Gazetarisë në rajonin Liguria

Për punën profesionale bërë mirë gjatë këtyre viteve me "Ora News" si reportere nga Italia kam marrë Çmimin Internacional te Gazetarisë në rajonin Liguria. Ceremonia e vlerësimit u bë në komunën Santa Margherita Ligure,
Motivi i vlerësimit.

Kepi ​​është pjesë e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Itali, partner i të përjavshmes online Piazza Levante dhe i Komunës së Santa Margherita Ligure në organizimin e ngjarjes.

“Alba Kepi, në punën e saj si korrespondente nga Italia, mundi të raportonte me profesionalizëm dhe përpikmëri jo vetëm ngjarjet e lajmeve, por edhe ato me karakter kulturor e zakonor, duke gjetur një çelës mirëkuptimi të aftë për të bashkuar tokën tonë me të sajin”.