E XHUMAJA E PARË NË XHAMINË E RE/ Mijëra besimtarë nga vendi dhe rajoni falën të premten në Namasgja
Xhamia e Namasgjasë që ka hapur dyert për publikun të enjten priti mijëra besimtarë në xhumanë e parë të saj. Të ardhur nga vendi dhe rajoni besimtarët myslimanë u shprehën të gëzuar që arritën të shohin hapjen e kësaj xhamie.
Ky është ezani i parë i faljes së xhumasë në xhaminë e Namasgjasë në Tiranë, e hapur vetëm një ditë më parë!
Serveti ka udhëtuar nga Gostivari vetëm të falur xhumanë në Tiranë.
Nga Ulqini ka udhëtuar edhe Enver Paku I cili që nga dita e djeshme po qëndron në Tiranë për xhaminë e madhe të Namasgjasë.
Besimtarët vendas shprehen të emocionuar për hapjen e xhamisë.
Njëri prej tyre thotë se është I lumtur që po falet në vendin ku është ritin vite më parë e ka kryer edhe gjyshi I tij.
Interesimi i madh i besimtarëve të ardhur jo vetëm nga vendi por edhe nga rajoni bëri që xhamia të mbushet plotë.
Tapetët u shtruan edhe në pjesët jashtë xhamisë.

