Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, plagosen 3 të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 09:39
Aksident fatal këtë natë, rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, në zonën Supino (Frosinone). Një “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues në Alatri ka humbur jetën.
Tre djem të tjerë me të janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë. Karabinierët e stacionit Supino ndërhynë në vendngjarje me kolegët nga Policia e Frosinones, zjarrfikësit dhe operatorët 118.
