Hoxha: Kosova në CEFTA, por Serbia ka mbetur e njëjtë. BE-ka e paaftë për të zgjidhur problemet, por po i kamuflon
Prej pak ditësh u vendos që Kosova të përfaqësohet tashmë nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.
Për të kuptuar më shumë se çdo të thotë kjo për shtetin e Kosovës, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës”, ishte analisti Ylli Hoxha.
“Kjo është pjesa e bukur e procesit, ku Kosova përfaqësohet nga institucionet e veta e jo më nga UNMIK-u sicc ishte në marrëveshjen e vitit 2005.
Por kjo bëhet një ngarkesë tjetër, pasi Kosova pranon tregun e hapur edhe me Sebinë përkundër faktit se ka një treg të mbyllur me Serbinë për mallrat e Kosovës ku dhe raportet as nuk janë normalizuar, e as nuk është llogaritur njohja, e as nuk kemi ecur as edhe një milimetër përpara për sa i përket raporteve fqinjësore me Serbinë.
Pra, tentohet të shkohet një hap më tutje përkundër faktit se Serbia ka mbetur e njëjtë në pozicionet e saj hegjemoniste, qoftë ndaj Kosovës, ashtu dhe ndaj Bosnjës, apo edhe shteteve të tjera të Rajonit.
Ky është lajm i keq sepse dëshmon një lloj paaftësie të Bashkimit Evropian, i cili të paktën do të duhej t’i zgjidhte problemet gradualisht dhe të arrijë në një sukses, sepse problemet as nuk po zgjidhen, por po kamuflohen në një shkallë të re me marrëdhëniet në raport me Serbinë”, u shpreh në këndvështrimin e tij, analisti Ylli Hoxha.
NDIQNI INTERVISTËN ME ANALISTIN YLLI HOXHA



